Uraganët Irma dhe Harvey marrin emrin e çiftit që feston 75 vite martesë

Gjiri perëndimor i Amerikës dhe ishujt e Karaibeve janë prekur së fundmi nga një sërë stuhish tropikale të njëpasnjeshme, por dy uraganët e etiketuar si Irma dhe Harvey nga Organizata Botërore Meteorologjike duket se po bëhen gjithnjë e më të fuqishëm duke rrezikur shumë shumë zona të Shteteve të Bashkuara.

E ndërsa milliona banorë po përjetojnë këtë makth nën qiellin e hapur, një histori duket se është bërë virale në rrjet !

Harvey dhe Irma Schluter, 104 vjeçari dhe 93 vjeçarja festojnë këtë vit 75 vjetorin e martesës. Ata kujtojnë mjaft mirë shumë nga ngjarjet kryesore të shekullit të 20-të, por kurrë më parë s’u kishte ndodhur që dy uraganë të merrnin emrat e tyre. Të moshuarit nuk e dinë sesi ka ndodhur kjo gjë, por shpjegimi është i thjeshtë.

Që nga viti 1979, një listë emra meshkujsh e grash përdoren për stuhitë tropikale të lindura nga rrymat e oqeanti atlantik. Gjashtë listat kryesore të emrave mbahen dhe përdoren në rotacion dhe emrat e stuhive të vitit 2017 do të përdoren sërisht në vitin 2023

SHKARKO APP