Urdhëri i Canit: Kush s’paguan energjinë, t’i mbahet rroga
Lajme E Hënë, 17 Nëntor 2014 09:09
Sipas urdhërit, ata që kanë fatura ta papaguara të energjisë, mund të humbasin edhe vendin e punës.
Në një dokument me 11 pika, Cani kërkon që ata që nuk kanë mundësi, të marrin kredi për të shlyer faturat e papaguara, raporton “Panorama”.
Madje, në këtë shkresë thuhet se punonjësit e financave kanë përgjegjësi edhe për familjarët e tyre që nuk e paguajnë energjinë elektrike.