Urdhri i Ministrit Ahmetaj për lehtësimin e shërbimeve për qytetarët dhe sipërmarrjen

Në vijim të deklaratës së sotme të Kryeministrit  Edi Rama për lehtësimin e shërbimeve për qytetarët dhe sipërmarrjen, vjen dhe urdhri i ministrit Ahmetaj për “Lehtësimin e Kërkesave Dokumentare të Shërbimeve të Ofruara ndaj Biznesit dhe Qytetarëve nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Institucionet në Varësi të saj”, ku detajohet lista e dokumenteve që institucionet në varësi të Ministrisë së Finanacave dhe Ekonomisë, nuk do t’i kërkojnë më nga qytetarët dhe sipërmarrja, por do t’i sigurojnë përmes platformëa elektronike e-Albania ose nëpërmjet komunikimit dhe ndërveprimit ndërinsitucional.

Pjese e rëndësishme e këtyre dokumenteve janë një numër vërtetimesh të lëshuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Ministria e Financave dhe Ekonomise po vijon me procesin e deregulimit në të gjithë gamën e shërbimeve që ofrohet në institucionet e varësise, duke synuar reduktimin drastik të dokumenteve të kërkuara nga qytetarët dhe sipërmarrja dhe kalimin në një nivel të ri të modernizimit dhe dixhitalizimit të tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?