Urdhri për deputetët e PS: Të gjithë votoni arrestimin e Doshit
Partia Socialiste kërkoi 5 minuta kohë në mes të seancës për të zhvilluar mbledhjen e grupit për qëndrimin që do të mbanin për kërkesën e sjellë nga Prokuroria e Përgjithshme për arrestimin e dy deputetëve, Mark Frroku dhe Tom Doshit. Kjo kohë ishte e mjaftueshme për të urdhëruar deputetët socialist që të votojnë pro kërkesës së sjellë nga organi i Prokurorisë. Brenda grupit të PS-së burimet thonë se urdhri është dhënë nga kryeministri Edi Rama që përveç votës “pro” duhet të ishte prezenca e të gjithë deputetëve. Edhe kjo u arrit, me përjashtim të katër deputetëve që sot nuk kanë qenë fare në Kuvend si Ledi Shamku, Fidel Ylli si dhe Pjerin Ndreu. Ndërkohë që Partia Demokratike nuk mori pjesë në seancën e Kuvendit.
Votimi
Pasi Partia Demokratike u largua pas fjalisë së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka se nuk mund të bëheshin demokratët pjesë të kësaj farse politike, Parlamenti hodhi në votim kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e dy deputetëve. Pasi ai i’a la vendin e tij Vangjel Dules për drejtimin e Këshillit të Rregullores dhe mandateve, Ilir Meta nuk mori pjesë as në votim, edhe pse ishte brenda godinës. Ajo që ishte surprizë gjatë votimit ishte qëndrimi i deputetes së Partisë Demokratike, Mesila Doda që vendosi votën pro për arrestimin e Tom Doshit dhe abstenoi për votimin e deputetit Mark Frroku. Gjatë votimit, 80 vota rezultuan për Tom Doshin, ndërsa 79 vota për deputetin Mark Frroku.
Debatet
Seanca e djeshme ka nisur me debate dhe mes mazhorancës dhe opozitës. Kreu i Kuvendit Ilir Meta nuk ka pranuar të derejtojë seancën duke ja lënë këtë detyrë nënkryetarit Vangjel Dule. Ky i fundit u akuza nga Edi Rama se e kanë kthyer Kuvendin prej një viti e gjysëm në qesharak, ndërsa banalizoi situatën me atë që ndodhi para disa ditësh në Koshtin Zoologjik ku bualli shqeu barkun kalit që ndanin hapësira të përbashkëta. Opozita hyri në Parlament me pretendimin se kjo seancë duhej të shtyhej. Kryeministri Rama kërkoi duke përsëritur vazhdimisht që të zbatohet rregullorja në të kundërt deputetët e Partisë Socialiste do të braktisin kuvendin. Debati nisi me replika të forta midis ish-kryeministri Berisha dhe nënkryetarit të Kuvendit Vangjel Dule, i cili drejtoi këtë seancë. Berisha në formë ironike iu drejtua Dules duke e pyetur se si ndihet në karrigen e një njeriu të akuzuar nga Doshi për vrasjen e dy deputetëve. Ndërkohë Dule iu përgjigj duke i thënë që të drejtën për tu ulur aty ja ka dhënë Kushtetuta. Pas kësaj ish-kryeministri Berisha nuk u përfshi më në debat, përveç një fjale që mbajti për gazetarët jashtë ambienteve të Kuvendit. Kur situata në kuvend vijonte me pyetje, përgjigje e kundërpërgjigje, kryeparlamentari Meta u ngrit nga karrigia e deputetit Dule ku qëndroi përgjatë gjithë seancës, dhe mori fjalën. Nga foltorja ai ironizoi opozitën dhe falenderuar Dulen për tolerancën e jashtëzakonshme, që sipas tij tregoi përballë ish-kryeministrit Berisha.