“Urime Shqipëri!” Dhurata speciale e Ramës për Marta Kos në ditën historike
Në një deklaratë të bërë gjatë konferencës së 7-të Ndërqeveritare në Bruksel, Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimi Europian, Marta Kos, u shpreh:
“Jemi fëmijë të një rajoni ku shija e lirisë ka përcaktuar udhëtimin tonë. Kur u takuam për herë të parë më ke dhuruar këtë Coca-Cola që ishte në një kuti me mbishkrimin: ‘Një herë e një kohë ishte dhurata më e çmuar edhe kur ta jepnin bosh’ — dhe kjo ka qenë edhe më e çmuar sepse ka skicimet tuaja.”
Kos theksoi se kjo kujtim simbolik i përkthen në reflektim për 40 vitet e fundit që ka kaluar Shqipëria në rrugëtimin drejt demokracisë dhe ndërtimit të institucioneve, duke përmendur librin e Lea Ypi “Free”, në të cilin një fragment përmendte një Coca-Cola midis dy familjeve shqiptare.
Ajo vijoi: “Kjo tregon se sa shumë keni arritur. Le të sigurohemi që liria të qëndrojë me qytetarët tuaj, një Shqipëri e lirë në një Europë të lirë — kjo është puna që presim të përfundojmë, i dashur kryeministër. Ndaj le të kremtojmë hapjen e të gjithë kapitujve, tani mund të hamë edhe tortë për këtë arritje madhështore. Urime Shqipëri!”
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj me humor dhe simbolikë të veçantë:
“Kur vjen fjala për kapituj, për piketa dhe të gjitha këto gjëra – mund të na habisni – por kur vjen fjala për dhurata dhe ëmbëlsira, nuk e bëni dot. Kështu që më lini të shtoj diçka që mungon aty. Dhe kjo nuk është e orkestruar. Kjo është verë autoktone shqiptare me etiketën e skicuar prej meje.”
Me këtë, Rama njoftoi se kishte përgatitur për Kos një verë autoktone shqiptare – me etiketë personalisht skicuar prej tij – si dhuratë në nder të këtij momenti historik: hapjes së të gjithë kapitujve të negociatave për anëtarësim në BE.
KOHA JONË SONDAZH

