USAID dhe Yunus Social Business Balkans, konkurs për Impaktin Social në Shqipëri
Lajme E Enjte, 27 Maj 2021 03:26
Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Yunus Social Business Balkans (ne bashkepunim me Impact Hub Vienna) , po zhvillojnë konkursin “Çmimi për Impaktin Social në Shqipëri” (Social Impact Award Albania) për sipërmarrës të rinj, të moshës 15-30 vjeç.
Konkursi ka për qëllim t’u ofrojë të rinjve mundësi për të fituar aftësi praktike biznesi, të cilat nuk mësohen në shkollë. Nderkohe që aplikimet pranohen deri në datën 15 qershor 2017.
Në kuadër të konkursit “Çmimi për Impaktin Social në Shqipëri” institucionet po zhvillojne edhe një seri trainimesh për sipërmarrjet “start-up” (të fokusuara në gjenerimin e ideve për biznes social, modelim biznesi dhe planifikim biznesi) po zhvillohen në universitete të ndryshme anembanë vendit: në Shkodër (foto), Elbasan, Gjirokastër, Vlorë, Korçë dhe Tiranë.
Sipas organizatoreve në datën 30 qershor, do të bëhet përzgjedhja e 10 sipërmarrjeve më të mira “start-up”, të cilat do të përfitojnë këshillim falas/inkubim për 3 muaj (korrik-shtator). Nga këto, 3 ekipet më të mira do të marrin financim fillestar për testim të idesë së biznesit (seed financing), si dhe do të dërgohen të ndjekin “Samitin Evropian për Çmimin e Impaktit Social”, që do të zhvillohet në Beograd, në muajin nëntor. /e.xh