Ushtarët zviceranë pozojnë krenarë- me flamurin e gabuar

 

Mbajnë uniformën zvicerane, shpalosin flamurin shqiptar- ku përfundon papërgjegjshmëria rinore e ku nis tradhtia?

Nga Deborah Lacourrege dhe Lea Gnos, Blick

 

Me uniformë përfaqësojnë Zvicrën. Por këta shtatë ushtarë të rinj parapëlqejnë të fotografohen me flamurin shqiptar me shqiponjën me dy krena- madje krenarë tundin armët në ajër. Më 2 prill, njëri postoi foton me flamur në Facebook. “Një kapitull mbaron, por miqtë mbeten,” shkroi ai.

Një oficer, që pa foton, tha: “Kjo është në kufijtë e tradhtisë”. Ai e kupton që ata janë ushtarë me rrënjë emigrantësh. “Por këta burra mbajnë uniformë, ata janë dukshëm në shërbim akoma”. Kjo është arsyeja pse ata duhet të jenë 100 përqind prapa ushtrisë së vendit, të cilit i shërbejnë dhe të mos adhurojnë flamujt e huaj.

“Kjo është një çështje mirësjelljeje dhe respekti”.

Për këtë arsye, rekrutët duhet të flasin me gjuhën e shërbimit dhe jo me gjuhën e tyre amtare.

Një zëdhënës i Ushtrisë i jep të drejtë oficerit.

“Nëse dikush mban uniformën zvicerane, flamuri ynë është i vetmi, që duam të shohim. Flamujt e tjerë nuk kanë çfarë kërkojnë aty”.

Përveç kësaj, të gjitha fotot e bëra në shërbim, duhet të hidhen në internet vetëm me pëlqimin e mbikëqyrësit.

Çështja tani ka shkuar tek Policia Ushtarake.

Nëse zbulohet se cilët janë ushtarët, ata do marrin një letër nga komendanti i tyre. Ata rrezikojnë një qortim, një përjashtim, një gjobë ose edhe arrestim.

Asnjë nga të rinjtë në foto nuk ishte i arritshëm për koment.

SHKARKO APP