Vajza 7-vjeçe mashtron një aeroport të tërë, hipën në avion e vetme dhe pa biletë

Një vajzë 7-vjeçare i ka bërë zborin një aeroporti të tërë në Gjenevë duke kaluar të gjitha masat e sigurisë në Gjenevë dhe, pa biletë mundi të futej në avionin  “Easy Jet” që fluturonte drejt Korsikës.

Vajza e vogël kishte ikur nga shtëpia e saj dhe me tren kishte shkruar në aeroport, njoftojnë mediat zvicerane. Më pas një stjuard kishte vënë re në avion që ajo ishte e vetme.

Ndërkohë prindërit e saj, që banojnë në rrethina të Gjenevës kishin alarmuar policinë. Një zëdhënës i Aeroportit të Gjenevë ka thënë për mediat se aventura e vajzës ishte sqaruar pasi ishin parë videokamerat vëzhguese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndonëse rasti ka përfunduar pa ndonjë dëm, ai ka sjellë në pyetje sistemin e sigurisë në aeroport. Për pasojë, ato do të ashpërsohen. Përgatitja e pasagjerëve për të hipur në avion do të kontrollohet në mënyrë më të rreptë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?