Vajza, nëse dje ju zuri gjumi duke qarë bëni mirë ta lexoni këtë artikull!
Një listë e shkurtër se ku dhe pse qajnë zakonisht femrat:
Në makinë (dëgjon Coldplay dhe qan, muzika të prek telat e zemrës apo jo?).
Në trotuar (sheh një gjysh që me zor ecën, mendon se sa e shkurtër është jeta).
Në kopshtin e fëmijës (si mund ta lë vetëm për 3 orë fëmijën, si?).
Në krevat (thjesht sepse lexoj një libër ose shoh një film ose sepse jam lodhur, nuk e di saktësisht, por diçka ndodh dhe qaj).
Në tualet (në tualetin e punës time të parë, të dytë, të tretë e kështu me radhë).
Duket ndonjëherë se femrat qajnë për çdo gjë dhe kudo, por në fakt është më e thellë sesa kaq. Shpesh dëgjojmë mbi rregulla apo këshilla se si femrat të reduktojnë të qarin dhe akoma më shpesh ndeshemi me femra që kanë turp të qajnë. Dhe përgjigjja për këto raste mbetet: Çfarë? E pse nuk duhet të qajnë femrat?
Të qarit është diçka jo vetëm normale, por dhe relaksuese. Të qash do të thotë të ndjesh, të nxjerrësh në pah çfarë je në të vërtetë. Dhe nëse jemi gjithë kohës duke luftuar për të treguar të vërtetën brenda nesh, të qenit në shoqëri ashtu siç jemi, atëherë pse nuk duhet të qash?
Por kur të gjithë e shohin e flasin mbi të qarin sikur të jetë një dobësi, në fakt harrojnë anën tjetër të medaljes. Të qarit është një superfuqi, sepse tregon që keni akses mbi ndjenjat tuaja dhe ekziston një lidhje midis të ndjerit dhe lotëve. Në momentin që i ndjen gjërat të ndodhin, çfarëdo qofshin këto të fundit, atëherë mund të gjeni zgjidhje, ndërkohë kur nuk i ndjeni është shumë e vështirë ta bëni këtë.
Në një botë që po shkon vetëm drejt teknologjisë dhe robotizimit të jetës, pak ujë me kripë në fytyrën tuaj është shenjë e jetës. Çfarë të duhet një jetë nëse nuk qan me një film romantik? Pse të mos qajmë për tragjedi që na ndodhin ose fundja edhe për një tufë me lule që na vjen papritmas në zyrë? Pse mos ta ndiejmë dhimbjen e mikes tonë duke qarë? Pse mos ta shoqërojmë një këngë të preferuar me lot? Duhet t’i ndiejmë të gjitha, të mira e të këqija, e nëse ndonjëherë këto ndjenja shprehen me lot, atëherë pse jo?
(Burimi: Elle.com)