Vajza që ia kaloi Ajnshtajnit për inteligjencë

Shumica e shkollave luftojnë për të pasur një gjeni. Kështu edhe mësuesit edhe të gjithë janë të lumtur. Por që një shkollë të ketë 10 të tillë është e rrallë.

Kolegji katolik i Bedes në Bristol të Britanisë mund të konsiderohet si shkolla më e suksesshme, pasi u zbulua se janë 10 studentë gjeni, të cilët e kanë nivelin e inteligjencës aq të lartë sa zyrtarisht mund të quhen të tillë.

Rezultati mesatar IQ, (nivelit të Inteligjencës) për popullin në përgjithësi është 100, dhe kushdo që shënon më shumë se 140 shpallet zyrtarisht gjeni. Isabel Romero dhe Molly Dolan kanë dalë me rezultate të Inteligjencës mbi 161, Isabela pak më lart se Molly.

Kjo është më e larta sesa niveli i inteligjencës së Albert Einstein, 160 dhe Stephen Hawking. Nga 10 studentët me rezultate të larta, IQ më i ulët ishte 148.

Isabel, 14 vjeç, e cila shënoi 161 pikë në test, tha: “Kur mora rezultatet e mia u befasova dhe me të vërtetë u lumturova”.

SHKARKO APP