Vajza rome nga Tirana në “National Geographic”

Fotoja e një vajze rome në Tiranën e viteve ’30 të shekullit të shkuar është një nga 8 fotografitë e përzgjedhura nga faqja prestigjioze e “National Geographic” për koleksionin e fotografive të grave gjatë këtyre viteve përreth botës.

Në foton e bërë nga fotografi italian shihet një grua rome e veshur me rroba tradicionale në vitin 1928, ndërsa u publikua dy vite më vonë nga revista.

Kjo foto është bërë me ngjyra në të ashtuquajturin procesi “autochrome”, formë e zhvilluar nga vëllezërit Auguste dhe Louis Lumière në vitin 1907.

Fotografia e parë e publikuar në National Geographic në këtë format është bërë në vitin 1914 që përshkruan një kopsht lulesh në Belgjikë.

Arkivat e “National Geographic” kanë pothuajse 15.000 pllaka autochrome xhami, një nga koleksionet më të mëdha në botë.

SHKARKO APP