Vajzat “harrojnë” temperaturat, bëjnë joga në -41 gradë
Kur dëgjojmë fjalën ‘joga’, mendja na sjell imazhe të një mësuesi indian ose një klase palestre që mund të ekuilibrojë pozicionin e luftëtarit. Por këto dy vajza nga Rusia, kanë harruar të ftohtin dhe kanë vendosur të vazhdojnë rutinën e tyre.
Yulija dhe Ekaterina shfaqen në mes të dëborës, ku temperaturat shënojnë -41 gradë me veshje sportive duke bërë joga.
“Jemi mësuar me të ftohtin dhe acarin. Nuk e kemi menduar kurrë që kjo do i dukej e papritur dikujt,” – thanë vajzat për RT.
Vajzat janë nga qyteti i Tynda në Rusi, ku temperatura mesatare në janar shkon rreth -30 gradë celcius. Ndërsa në momentin që kanë filmuar, ka qenë shumë më poshtë.