Valbona Selimllari takim me Valbonën

Ish-Missi i Shqipërisë, Valbona Selimllari ka publikuar disa fotografi në rrjetin social në Instagram gjatë një udhëtimi që ka bërë në Valbonën e Tropojës. “Më në fund u takova me Valbonën,” – shkruajti ajo në një nga postimet e saj. Duket se ky vend i ka lënë shumë përshtypje të mirë pasi komentet rreth vendit ishin shumë pozitive. Nëna e dy fëmijëve ka pozuar në lumin e Valbonës, ndërkohë që fotografitë i ka realizuar Alket Islami. Edhe pse vitet kalojnë, ajo vazhdon të ruajë bukurinë dhe elegancën, e cila duket shumë mirë në të gjitha postimet e saj. Valbona e Tropojës njihet si një nga bukuritë më të mëdha natyrore në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?