Vapa iku me gushtin, këtë fundjavë fillon bora e parë
Pas të premtes do ta kuptoni se ka ardhur vërtet vjeshta. Rryma të ftohta që vijnë nga veriu i kontinentit do të kalojnë mbi rajon, ku në orët e pasdites dhe mbrëmjes do të krijojë kushte për mot më të ftohtë dhe reshje shiu.
Dita e shtunë do të mbajë mot dukshëm më t[ ftohtë, kryesisht i vranët, kohë pas kohe me shi, ndërsa në vise malore mbi 1500m priten edhe reshjet e para të borës. Deri në mbrëmje reshjet pritet të pushojnë.
Të dielën do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Temperaturat të enjten do të shënojnë rritje me maksimale deri në 22C, e në fundjavë pritet të zbresin deri në 11 gradë C deri 15 gradë C, ndërsa minimalet do të zbresin nga 7 gradë C, deri në 4 gradë C. Pra mos e zgjasni më, ndryshoni garderobën dhe qëndroni ngrohtë.