Vasili: Edi Rama totalisht i paaftë të zgjidhë përmbytjet, i aftë vetëm të ngopë oligarkët!
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, e cilëson Edi Ramën si kryeministër të paaftë për të përballuar dhe menaxhuar përmbytjet në vend, ndrysa e cilëson “të aftë” vetëm për të ngopur oligarkët që i rrinë pranë.
“Edi Rama totalisht i paafte te zgjidhe permbytjet, i afte vetem te ngopë oligarket!
Paaftesi e papare ndonjehere ne Shqiperi nga ndonje kryeminister tjeter.
Edi Rama teresisht i paafte dhe prandaj nuk ka:
Asnje fond financimi konkret per permbytjet.
Asnje mobilizim mjetesh dhe logjistike.
Asnje gadishmeri nga emergjencat civile per tu perballur me situaten.
Asnje informim periodik dhe i vazhdueshem per zhvillimet moment pas momenti, qe qytetaret te dine ç’te bejne.
Edi Rama i afte vetem te kenaqe oligarket:
Qe tu jape miliarda leke per koncesione pa fund.
Qe te kete te paret oligarket per financim dhe jo per perballimin e permbytjeve.
Qe te shkurtohen fondet per cdo fushe qeverisje, por kurre per oligarket.
Qe te mos kete para’ per pandemine dhe mbrojtjen e mjekeve dhe infermiereve, por te kete para’ per koncesione te tjera si Milot Balldren per portin e Durresit etj etj miliarda qe ndahen cdo dite”, shprehet nënkryetari i LSI-sw, Petrit Vasili.