Vasili: Faqe e zezë! Prokuroria po vetëvritet, duhet të hetonte Ramën

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka lëshuar akuza të forta ndaj prokurorisë, e cila sipas tij është bërë një kamikaze e kryeministrit Rama. Përmes një statusi në facebook, Vasili shkruan se prokuroria po vetëvritet, pasi nuk po heton kryeministrin, që për Vasilin, mashtroi për audio-përgjimin.

Postimi i Petrit Vasilit 

Prokuroria po vetëvritet, ajo nuk heton kryeministrin, që mashtroi për audiopërgjimin. Ditë më parë në mbledhjen e grupit të tij parlamentar Kryeministri tha: “Unë kam kërkuar nga një agjenci e specializuar ndërkombëtare për ekspertizën e këtij incizimi. Unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore mua ajo pergjigje me mjafton, per tju thene juve se jemi por para nje akti mashtrimi te opinionit publik me nje material jo autentik”. Prokuroria po vetvritet duke mos filluar hetimin per Kryeministrin perpara ketij fakti flagrant. Kryeministri mashtroi publikisht kete e degjoi i madh e i vogel. Kjo eshte prokuroria e reformes ne drejtesi? Kjo eshte faqe e zeze. Kjo eshte prokurori armike e qytetareve dhe kamikaze e kryeministrit dhe trafikanteve dhe krimineleve.

SHKARKO APP