Vasili: Godelli dhe Begaj, kampionë që ngritën flamurin e Shqipërisë
për rezultatet e shkëlqyera të arritura në kampionatin botëror të peshëngritjes në Kazakistan. “Jemi në këtë komunikim së bashku, sigurisht në vijim të një ngjarje shumë të veçantë dhe të rëndësishme, siç ka qenë ajo që lidhet me rezultatet më të fundit të nivelit botëror të arritur nga sportistët tanë në Kazakistan. Ne sigurisht i urojmë nga zemra kampionët e botës së Shqipërisë tashmë, Federatën e Peshëngritjes dhe të gjithë botën e sportit për këtë ngjarje. Më në fund, falë Daniel Godellit dhe Romela Begajt, Shqipëria ka kampionët e saj të botës në peshëngritje, kampionë të cilët ngritën flamurin e Shqipërisë dhe bëhen ambasadorë dinjitozë të një realiteti shumë vital, siç është Shqipëria”, tha Vasili në një konferencë për shtyp. Po dje, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla ka pritur në aeroportin e Rinasit dy kampionët. Nikolla ka deklaruar se do të ketë shpërblim dhe për kampionen Begaj, e cila në bazë të një ligji të miratuar nga qeverisja e kaluar nuk përfitonte shpërblim monetar. “Në jemi të vendosur për të hapur një faqe të re për sportin në Shqipëri, dhe jo vetëm. Është gati fondi prej 6.5 mln dollarësh për palestrën moderne që do të stërviten ju dhe të tjerë ndjekës tuajin. Kryeministri më tha që të; lajmëroj Danielin dhe Romelën një palestër model, dhuratë e një kampioni të madh për qytetin e tij, Peqinin. Ne po punojmë që në parlament të sjellim një status të ri për sportistët shqiptarë”,- theksoi Ministrja Nikolla.