Vasili i përvishet Ramës: Na qeveris një shkollëpak me 3 vite universitet

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur paraditen e sotme në Shkodër, ku një mjek është dhunuar nga familjarët e një pacienti.

Përmes një postimi në rrjetin social “facebook”, Vasili thotë se situata në vend është vështirësuar. Ai përmend edhe raste të tjera të shënuara gjatë muajve të fundit, ku disa pushues janë mbytur në det, disa të tjerë u plagosën si pasojë e shpërthimit të një cisterne gazi në një restorant në Velipojë.

Sipas Vasilit, shqiptarët po largohen nga vendi për shkak të kësaj situate, ku mungonjë edhe gjërat themelore si uji dhe energjia elektrike.

Ai bën përgjegjës kryeministrin Rama për këtë situatë.
POSTIMI I PLOTE
Dhunohen mjekë, vazhdojnë të mbyten pushues në plazhe, zjarre në gjithë vendin, energjia elektrike mungon gjithandej, ujë s’ka edhe ne qendër të Tiranës, OKSFAM na rendit të 149-t në botë për diskriminimin e të varfërve, GALLUP thotë se afërsisht 60% e shqiptarëve duan të largohen nga Shqipëria dhe ky shkollëpakët me tre vjet universitet në krye të qeverisë na tregon përralla.

S’ka faj ky shkollëpakët që na qeveris, sepse sa më pak t’i kesh hedhur mendjes aq më pak kupton dhe aq më rehat je.

Dëgjesat u kthyen në përralla, kaq di shkollëpakti e përtej perrallës nuk shkon dot.

Shqiptarët nuk i hanë përrallat, thjesht shkollëpakti gënjen veten.

SHKARKO APP