Vasili ironizon Ramën: Njerëzit presin ilaçet, ti ju jep video
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, përmes një postimi në facebook, akuzon Kryeministrin Edi Rama, për gjendjen në të cilën ndodhet sistemi shëndetësor. Vasili shkruan se ndërsa njerëzit presin medikamente, Rama iu poston video. ”Kryeministër të sëmurët duan ilaçe nuk duan video, duan zgjidhje për jetën dhe jo mashtrime që jua marin jetën, pasi kur muaj të tërë që barnat u mungojnë pacientëve, sëmundjet rëndohen, shëndeti i tyre rrënohet dhe mjaft prej tyre humbasin edhe jetën”,-shkruan Vasili.
Postimi i plotë
Kryeministër populli kërkon ilaçe, pra jetën në onkologji, ndërsa ti i jep video. Kryeministri shan keq popullin për onkologjinë sepse populli dhe zonja nga Rrësheni kërkuan ilaçe dhe kryeministri nuk jua jepte prej muaj të tërë.
Populli nuk “e di” që po ti kërkosh kryeministrit ilaçet, që të përkasin je edhe pa turp, je edhe armik, je edhe kazan, prandaj ai e shan popullin dhe i thote: s’ke turp.
Pastaj kryeministri tralala në vend tu japë ilaçe që janë jeta për pacientet, u jep një video si përherë, nga ato që i japin të tijtë për ta tallur dhe ky e merr seriozisht, se shkollëpak është dhe nuk kupton hiçgjë nga mjekësia.
Kryeministër të sëmurët duan ilaçe nuk duan video, duan zgjidhje për jetën dhe jo mashtrime që jua marin jetën, pasi kur muaj të tërë që barnat u mungojnë pacientëve, sëmundjet rëndohen, shëndeti i tyre rrënohet dhe mjaft prej tyre humbasin edhe jetën.