Vasili: Kur Shkodra u përmbyt, Rama bënte turizëm në Vlorë

Vizita e kreut të qeverisë Edi Rama në Shkodër, ka nxitur një reagim të opozitës. Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili shkruan në një status në facebook se kur Shkodra u përmbyt, Edi Rama bënte turizëm në Vlorë.

”Kur u përmbyt Shkodra dhe shkodranët ishin në ditë të hallit, kryeministri siç e ka zakon u fut vrimave dhe nuk shkeli në Shkodër, por bënte turizëm në Vlorë”,-shkruan Vasili.

Për këtë vizitë të kreut Rama në Shkodër, Vasili e quan paturpësi. ”Sot shkon në Shkodër?? Vendin e parë në botë në klasifikimin e paturpësisë ky kryeministër e ka hak. Paturpësia është llum dhe zgjyrë morale. Shpjegojani kryeministrit të lumtur në paturpësinë e vet”,-vijon komenti i Vasilit.

SHKARKO APP