Vasili: Ministrat teknik nuk i falim, do përgjigjen për shpërdorim detyre

Kryetari i LSI Petrit Vasili ka deklaruar se puna e ministrave teknikë që po kontrollon veprimtarinë e fushatës elektorale, ka ngadalësuar punën e administratës publike përmes shkarkimeve të zyrtarëve të LSI.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” të Nisida Tufës, Vasili tha edhe njëherë se LSI do të dalë forcë e parë dhe pas zgjedhjeve të 25 qershorit, ministrat teknikë do të hetohen për shpërdorim detyre.

“Është një punë qesharake e ministrave teknikë, është një ritëm qesharak që e ka penguar administratën publike. Shumë shërbime janë në stanjacion të plotë. Të gjithë ministrat teknikë do përgjigjen për shpërdorim detyre deri në një dhe nuk i fal njeri”, tha Vasili.

Kreu i LSI akuzoi edhe drejtorin e përgjithshëm të policisë Haki Çako, për të cilin tha: “Nën dretimin e këtij zotërie Shqipëria arriti rekordet më të këqija në kanabizimin e vendit. Në drejtim të këtyre problematikave, policia ka dështuar”, tha Petrit Vasili.

SHKARKO APP