Vatikani, 10 gjëra interesante që nuk i dinit rreth tij
Papa, bazilika e Shën Pjetrit, Muzeu i Vatikanit,janë këto gjëra që fillimisht na bien ndërmend kur flasim për vendin më të vogël në botë – Vatikanin… Shtet i vogël por i fuqishëm, është nocion që lirisht mund ta lidhim me Vatikanin. Të gjithë jemi në dijeni se atje qëndron Ati i Shenjtë, por gjërat e poshtëshënuara mbase nuk janë aq të njohura për opinionin …
1. Banorët e Vatikanit pijnë më shumë verë se kushdo tjetër në botë
Vatikani konsumon më së shumti verë për kokë banori dhe sipas statistikës, secili banor i Vatikanit pi 54,26 litra verë. Kjo nuk ka të bëjë me ate se në këtë shtet jetojnë pijanecët, porse vera përdoret rregullisht gjatë riteve fetare.
2. Në këtë vend është edhe hekurudha më e shkurtër në botë
Kjo hekurudhë dhe treni quhen ”Papa ekspres”, dhe është inaguruar në vitin 1934. Kjo hekurudhë është e gjatë 1,3 kilometra dhe lidhë një stacion në Vatikan me stacionin hekurudhor të Romës, fill pas murajeve të Vatikanit. Kjo linjë hekurudhore dikur ka shërbyer për transportin e papës, por ama viteve të fundit e ka ndryshuar dedikimin dhe në rastet më të shpeshta janë importuar mallëra nga Italia në Vatikan.Gati edhe është harruar kjo hekurudhë, që konsiderohet edhe një ndër sekretet e Vatikanit, që tashmë i është zbuluar tërë botës.
3. Numri më i madh i turistëve për kokë banori në botë
Pas konsumimit të verës, Vatikani është në maje të listave botërore edhe për nga numri i vizitorëve. Kjo nuk është aspak për t’u habitur, sepse në Vatikan jeton numër relativisht i vogël i njerëzve, por vendi është me rëndësi dhe vlerë të madhe kulturore e historike. Për shembull, vetëm muzeumet e Vatikanit, gjatë vitit i vizitojnë mbi 5.5 milion vizitorë.
4. Vendi e ka “euron” e vet
Vatikani dhe Italia, në vitin 2.000 kanë nënshkruar një marrëveshje që ka lejuar që edhe në Vatikan, valutë zyrtare të jetë Euro. Gjatë ecurisë, në monedhat metalike janë paraqitur edhe portretet e Atit të shenjtë, që tashmë qarkullojnë në tërë eurozonë.
5. Papa e ka gardën e vet
Garda zviceriane është e ngarkuar për ruajtjen e Papës. Në të bëjnë pjesë 135 ushtar zvicerianë të cilët Papën e ruajnë tashmë 510 vjet rrjesht. Për tu bërë pjesë e gardës, duhet plotësuar disa kushte: duhet poseduar shtetësi zviceriane, duhet qenë shtatlartë më së paku – ose mbi 174 cm, duhet qënë i moshës prej 19 deri në 30 vjeç, dhe kuptohet duhet me qenë pjestar i besimit katolik.
6. Posedon teleskop në Arizonë
Po, po. Teleskopi është në function dhe është i mirënjojur për cilësitë e veta optike.
7. Vatikani ka një ndër postat më të mira në botë
Shërbimet e postës së Vatikanit pa dyshim që shfrytëzohen mjaft, duke patur parasysh se është me shumë nam si një ndër postat më të mira në botë. Çdo vit dhjetëra mijëra turistë dërgojnë kartolina nga këtu, por edhe shumë qytetarë të Romës vijnë për të dorëzuar dërgesat e tyre këtu, sepse më shumë i besojnë postës së Vatikanit se sa postës së Italisë.
8. Këtu nuk mund të “nderoheni” me vulë në pasaportë
Është mbase lajm i keq për “koleksionistët” e ”vulave nëpër pasaporta” sepse këtu nuk mund të merrni vulë në pasaportë, as edhe me pagesë, siç është rasti për shembull në Andora.
9. Asnjë nga banorët e Vatikanit nuk është i lindur në Vatikan
Shtetësia e Vatikanit natyrisht nuk fitohet e as nuk merret me lindje në Vatikan, por atë e kanë ata që këtu jetojnë dhe punojnë. Nëse pyeteni se pse nuk mundet shtetësia të fitohet me lindje, përgjigja është e thjeshtë -– Vatikani nuk ka spitale.
10. UNESCO dhe Vatikani kanë marëdhënie të veçanta
Në të vërtetë, Vatikani është i vetmi shtet që UNESCO e kë tërësisht në listën e Trashigimisë Kulturore në Botë.