Vazhdojnë pritjet për uljen e sondës Schiaparelli në Mars

Agjencia Hapësinore Europiane duket se ia arriti qëllimit të ulë sondën e saj Schiaparelli në Mars.

Shkencëtarët në fillim ishin të shqetësuar se roboti i rëndësishëm, që ishte i bërë me qëllim demonstrimin e teknologjisë së përdorur për ulje, si dhe për të testuar teoritë për një jetë të mundshme në Mars – kishte humbur, sepse nuk dërgoi mbrapsht një mesazh për të thënë që ishte i sigurtë.

Por shkencëtarët thanë se ata kishin marrë mbrapsht një sinjal nga Mars Express, sonda që po qarkullon aktualisht rreth Planetit të Kuq.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fillim ata nuk e konfirmuan se sonda kishte mbërritur mbi planet në mënyrë të sigurtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në selitë e Agjencisë Hapësinore Europiane pati entuziasëm të madh kur mesazhi arriti, duke treguar që sonda ishte futur në orbitë pas 139 minutash të djegies së motorrit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?