Vazhdon numërimi/PS fiton në 11 qarqe, PD vetëm në një qark

Deri më tani sipas KQZ-së, janë numëruar 1977 kuti votimi nga 5362, pra 36,87 % të gjithë votave në rang vendi. Sipas rezultateve të deritanishme, PS ka marrë rreth  49,52 %, PD 28,35% dhe LSI 15,04%.

Rritje në shifra nuk vetëm PS, një rritje të ndjeshme ka edhe LSI që duket se do të ketë më tepër deputetë se në legjislaturën e lënë pas.

Ndërkohë që në Parlament duket se do të jetë edhe PDIU, edhe pse bazuar në numërimin e deritanishëm do të ketë më pak përfaqësues në Parlamentin e ardhshëm.

Qarqet

Nga kalkulimi, del qartë se deri më tani PS rezulton forcë e parë në 11 qarqe, ndërsa PD fituese vetëm në një qark, në atë të Kukësit. Ndërsa në 2 qarqe, Elbasan dhe Berat PD ka dalë forcë e tretë dhe si forcë e dytë renditet LSI.

Bazuar tek numërimi deri tanishëm, rezulton se projeksioni për ndarjen e mandateve është si mëposhtë:

PS-76 mandate
PD-42 mandate
LSI-20 mandate
PDIU-2mandate
PSD-1 mandat

SHKARKO APP