Vdekja tragjike e aktorit të njohur: Njësoj si në film

Një nga aktorët më të dashur në Brazil, Domingos Montagner, u mbyt në lumin ku po xhironte skenat e një prej telenovelave më popullore në vend.

54-vjeçari kishte shkuar për të notuar me një aktore pasi kishin mbaruar xhirimet.

Aktorja tha se rrymet e forta e tërhoqën tutje 54-vjeçarin.

Aktorja Camila Pitanga kërkoi ndihmë, për banorët vendas fillimisht hezituan pasi menduan se mos ishte një skenë e telenovelës “Velho Chico”.

Autoritetet thanë se ata nuk mund të bënin shumë për ta ndihmuar pasi ai po notonte në një zonë të rrezikshme, edhe pse kishin menduar se ishte vend i sigurt.

Në telenovelë, Montagner luan rolin e një fermeri, që lufton kundër vendasve të armatosur.

Në një prej këtyre përplasjeve, ai qëllohet disa herë dhe duket sikur mbytet në lumë.

Megjithatë ai shfaqet disa javë më vonë.

Montagner ishte i martuar prej 14 vitesh dhe kishte tre fëmijë.

Lajmi i vdekjes së tij ka pezmatuar fansat e shumtë.

Disa thanë se ky është ai rasti kur “jeta imiton artin”.

SHKARKO APP