Veliaj: Basha, si kryetar bashkie i dha vetes leje për shtesë kati
Nga Vora, ku mori pjesë në takimin elektoral të Partisë Socialiste, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kërkoi votën e zgjedhësve për Edi Ramën, si e vetmja garanci për vijimin e reformave të nisura dhe si i vetmi aleat i pushtetit vendor në realizimin e projekteve që zhvillojnë qytetet.
Ai theksoi se alternativa e socialistëve qëndron përballë alternativës së dështuar të Lulzim Bashës, i cili sipas tij ka dhënë provën se në 4 vite në krye të Bashkisë së Tiranës nuk bëri asgjë.
“Sot kemi 2 mundësi, të vazhdojmë përpara me Edi Ramën dhe PS, ose të kthehemi mbrapa, asnjë njeri nuk do të kthehet mbrapa. Sot na vjen kandidat dhe guxon të sfidojë Edi Ramën, ish-kryetari i Bashkisë së Tianës. 4 vjet ora 12 në Tiranë, ngeci Sahati gjumë total dhe sot do të vendosi të gjithë Shqipërinë në gjumë. Në Bashkinë e Trianës në 4 vitet e fundit 90% e vendimeve janë firmosur nga Eno me dy n. Ky njeri dhe një punë që kishte e delegoi te dikush tjetër se vet ishte i zënë duke vlejtur gjumë. Një njeri që nuk ka ngulur dot nju gozhdë në Tiranë, nuk e bën dot vezën e Edi Ramës”, tha Veliaj.
Ai replikoi edhe propozimin tjetër të deklaruar nga kreu demokratëve për të vendosur tabelë bizneseve që paguajnë taksat, duke theksuar se ky është një proces që ka një vit që zbatohet në Tiranë.
Veliaj theksoi se Basha është i vetmi kandidatë për kryeministër i cili pasi hoqi çekun e bebeve dhe bursat për nxënësit me 10 si kryetar i Bashkisë së Tiranës vjen sot me propozimin për të vendosur vakte falas nëpër shkolla.
“E dëgjova dje tha, kopshtet dhe çerdhet do ti bëjmë të gjitha pa lekë. E dini si ishte vendim i parë pasi vodhi votat, 10 votat në Trianës në 2011, vendimi i parë ishte që të hiqte çekun e bebes që për 11 vjet Edi Rama ja jepte çdo bebe që lindte në Tiranë. E hoqi. Pastaj tha do t’i bëj drekat falas në shkollë. E dini cili ishte vendimi i dytë që mori në Tiranë, pas vodhi votat? Vendimi i dytë ishte që hoqi bursat për të gjithë nxënësit e Tiranës që ishin me 10. Si ka mundësi, një njeri që hoqi bursat e nxënësve, që hoqi çekun e bebes sot ka kurajën të vi të gënjejë në qytete të tjera se ne Tiranë nuk ia mban. Në Tiranë e dinë që është gënjeshtar dhe nuk bën fushatë fare, As ai, as Saliu, as Mediu, nuk dalin këta të Republikës së Re, por vinë në bashki të tjera dhe mundohen ti thonë njerëzve, hajeni sapunin, është djathë, faleminderit shumë, sapun për djathë nuk hamë”, shtoi Veliaj.
Duke folur për çështjen e legalizimeve, kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se qeveria e djathtë nuk ndërmori asnjë hap për zgjidhjen e këtij problemi. Veliaj deklaroi se Lulzim Basha është i vetmi Kryetar Bashkia i cili kur ishte në detyrë i dha leje për shtesë kati vetes së tij e më pas e legalizoi. Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se qeveria e drejtuar nga Edi Rama ka bërë më shumë legalizime seç janë bërë.