Veliaj: E domosdoshme ndërhyrja në tregun e punës
Gjatë forumit të Tiranës për liri ekonomike me temë “Reziku nga mbirregullimi”, ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, u shpreh per domosdoshmërinë e ndërhyrjes në treg nga ana e qeverisë.
Sipas tij, është shumë e rëndësishme sensi i përbashkët që duhet të ketë tregu i punës, pasi nuk mund të funksionojë asgjë nëse oferta dhe kërkesa e tregut nuk bashkeveprojnë me njëra-tjetrën.
Në lidhje me reformën e pensioneve, Veliaj tha se skema e re u jep mundësinë qytetarëve të kontribuojnë dhe të marrin pension në bazë të kontributit, duke mos përjashtuar asnjë qindarkë të tyre.
“Nëse do të mbahet mend ndonjë gjë nga qeveria Rama, me siguri do të jetë filozofia “thjeshtëzimi dhe modernizimi”, pasi qeveria jonë nuk ka si qëllim të bëjë asgjë monopol, por të bëjë monopol respektin për rregullin”, theksoi Veliaj.