Veliaj hedh kritika edhe për shkarkimin: Nuk më njoftuan, ky është cinizëm ndaj ligjit

Kyebashkiaku Erion Veliaj vijon që të jetë në seanën që vjon në Gjykatën Kushtetuese, ku pati edhe kritika për procedurën që ndoqi Këshilli Bashkiak për propozimin për shkarkimin e tij. Veliaj tha se nuk njoftuar fare dhe ky është cinzëm ndaj ligjit. Më tej, ai tha se vendimi për pjesëmarrjen e tij në mbledhjen e Këshillit duhej të hidhej në votim dhe nuk mund të merrej nga një person, referuar sekretarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

“Nuk më kanë njoftuar mua ata, kam njoftuar unë ata pasi pashë mediat, dhe përgjigja cinike po munde eja, është fyese. Ky është cinizëm ndaj ligjit, nuk është një person që duhet ta merrte këtë vendim”, tha Veliaj.

Mbrojtja e Erion Veliajt tha se kryebashkiaku, pasi është informuar për mbledhjen e Këshillit Bashkiak për të votuar për propozimin e shkarkimit të tij nga detyra, i është drejtuar me një shkresë Drejtorisë së Burgjeve dhe SPAK. Veliaj ka kërkuar të dijë nëse ka pasur kërkesë nga Këshilli për të marrë pjesë në këtë seancë dhe për t’u dëgjuar, por ka marrë përgjigjen se nuk ka pasur asnjë letër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?