Veliaj: Katër minuta votim sot vendosin fatin e katër viteve
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte i pari përfaqësues politik që ushtroi të drejtën e votës.
Veliaj votoi rreth orës 08:50 në shkollën “Fan Noli”, i shoqëruar dhe nga bashkëshortja e tij.
Veliaj: Sot është dhe festa e demokracisë. Do kërkoja një nder të fundit në fushatë, të ketë sa më shumë pjesmarrje. Do të doja ta mbyllim me nder këtë proçes. Katër minuta në ditën e sotme caktojnë drejtimin e Tiranës, drejtimin e Shqipërisë punët e nisura, reformat që kanë nisur në katër vitet e ardhshme.