Veliaj në Kosovë, marrëveshje për njohjen e kontributeve të pensioneve
Së shpejti qytetarët shqiptarë nuk do kenë më nevojë për të marre një leje pune për t’u punësuar në Kosovë. Kjo lehtësi do te bëhet e mundur falë marrëveshjes se bashkepunimit që u nënshkrua sot në Prishtinë nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj dhe Ministri i Punes dhe Mireqenies Sociale ne Kosove, Arban Abrashi.
Ne nje kohe kur Shqiperia i ka hequr lejet e punes per shtetasit kosovare qe punojne ne vendin tone, me anë të kësaj marrëveshje synohet integrimi dhe hapja e tregut të punës mes dy vendeve tona, nga e cila mund të përfitojnë një numër i madh qytetarësh që punojnë në vendet reciproke. Gjithashtu, ne bashkepunimin midis dy ministrive parashikohet edhe nenshkrimi i nje marreveshjeje ne fushen e pensioneve, me qellim njohjen reciproke te periudhave kontributive ne secilin vend. Nga ana tjeter, u ra dakord qe qendrat e formimit profesional te Kosoves te ofrojne mundesi aftesimi pa pagese, ku të rinjtë shqiptarë nga zonat Hasit dhe Kukesit mund të ndjekin qendrat profesionale në Gjakove ose Prizren.
Pas takimit, dy ministrat dhane nje konferencë për mediat, ku vlerësuan se të kjo marrëveshje do të sjelle lehtësira dhe përfitime të ndjeshme për qytetarët e të dyja vendeve. “Këto marrëveshje janë një hap konkret bashkëpunimi. Marrëveshja e liberalizimit të tregut të punës i shërben dy vendeve sepse sa më i madh të jetë tregu i punës, aq më të mëdha mundësitë për punësim. Sic e dini, Shqiperia tashme ka eleminuar barrierat per hyrjen ne tregun e punes se Shqiperise se qytetareve nga Kosova. Me marreveshjen e sotme rame dakord per cuarjen me tej te ketij procesi ne Kosove. Nderkaq, në fushën e pensioneve kemi patur një vit të suksesshëm. Është koha të lidhim marrëveshje për njohjen e kontributeve te pensioneve duke nisur nga vetja së pari”, – tha ministri Erion Veliaj. Ndërsa ministri Abrashi pasi falenderoi ministrin Veliaj për bashkëpunimin theksoi se “Heqja e lejeve të punës për qytetarët shqiptarë është një hap i rëndësishëm për një treg të përbashët pune”. Gjatë vizitës në Kosovë ministri Veliaj zhvilloi një takim edhe me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, z. Kujtim Shala. Një pritje e veçantë ju rezervua ministrit Veliaj edhe nga kreu i Komunës së Prishtinës, z. Shpend Ahmeti.