Veliaj nxjerr sekretin: PS përgatitet të bëjë festë të madhe për fitoren. Ja vendi dhe dita

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj zbuloi një sekret në dalje nga selia e PS-së, kur komentoi pse kishte pasur aq shumë hyrje dalje në seli.

Ai tha se PS-ja po bëhej gati për një festë të madhe për fitoren në zgjedhjet e 25 qershorit dhe shtoi se festa do të zhvillohet mbrëmjen e nesërme në sheshin “Skenderbej”.

“Festën e kemi ruajtur për nesër. Do jemi të gjithë në shesh”,- tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mesazhi i këtyre zgjedhjeve është se njerëzit po shpërblejnë me vota ata që bëjnë punë dhe nuk duan llafe, njerëzit janë lodhur me politikat e konfliktit. Një çerdhe ta ndryshon jetën me shumë se sa një çadër”, shtoi Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?