Veliaj: Shkolla është tempull, mos ta kthejmë në pazar

Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga nisja e vitit të ri shkollor, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me drejtorët e shkollave.

Gjatë fjalës së tij Veliaj theksoi se për këtë vit Tirana do të ketë tre shkolla të reja supermoderne. Mes të tjerash ai theksoi se mësuesit e shkëlqyer do të punojnë në 3 shkollat e reja, ndërsa në vitin e ardhshëm do të ndërtohen edhe 16 institucione të tilla.

“Mbi 2800 nxënësve iu dhamë bursën e bashkisë”, tha Veliaj. Po ashtu Veliaj u ndal edhe tek qeveria e re, ndërsa u shpreh i bindur se 4 vitet që vinë do jenë fantastike. Po ashtu kryebashkiaku tha se Bashkia do të jetë e ashpër me tregtarët ambulantë pranë shkollave, ndonëse sipas tij në rrjetet sociale shpërtheu një histeri kundër këtij aksioni. “Largimi i arkave të shitësve u bë histeri në rrjete sociale”, tha Veliaj.

SHKARKO APP