Veliaj takim më studentët: Jeta është maratonë, duhet vrapuar përditë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, duke përshëndetur 20 mijë studentët që ulen për herë të parë në auditore ka theksuar se ata duhet të përfshihen në maratonën e jetës.

Në një bashkëbisedim në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja ai theksoi se arsimi është investimi më i madh në vend.

Sipas tij, pavarësisht skeptikëve, shtimi i Tiranës me studentë dhe me qytetarë të devotshëm, e bën qytetin më të mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Veliaj: Pyetja është se çfarë do të bëjmë me jetën tonë? Mund të vijmë vërdallë tre vite nëpër Tiranë, ose mund të themi: Hej, kjo është maratonë, duhet vrapuar përditë sepse ndërkohë që ti je pushim, po vrapon dikush tjetër. Nëse dikush vjen nga një provincë e Shqipërisë, duam ta dini se në Tiranë ju presim krahëhapur, ju respektojmë, dhe jemi tifozët më të mëdhenj të suksesit tuaj. Besojmë se shtimi i Tiranës me studentë të mirë, me njerëz të mirë, me qytetarë të devotshëm, me njerëz të rinj pasionantë, e bën qytetin më të mirë, jo më të keq.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryebashkiaku nënvizoi se Tirana përfaqëson epiqendrën e çdo zhvillimi politik, kulturor dhe ekonomik, duke i dhënë mundësi të përparojë çdo të riu e të reje.

Veliaj: Për mbi 20 mijë studentët që fillojnë për herë të parë vitin e ri studentor, statistikat tregojnë se 9 nga 10 do të jetojnë në Tiranë dhe nuk do të kthehen në rrethin nga kanë ardhur. Kjo nuk duhet të na trembë. Unë besoj se Tirana sot është epiqendra e çdo zhvillimi politik-kulturor-ekonomik dhe mendoj se çdo djalë e çdo vajzë, pavarësisht si e kanë mbiemrin, pavarësisht çfarë lidhje ka me partitë, duhet të ketë një shans t’ia dalë me sukses në Tiranë dhe kjo është ambicia e Bashkisë së Tiranës.

Kryebashkiaku i Tiranës ka njohur të rinjtë me disa nga projektet e nisura sikurse janë hapja e bibliotekave të lagjeve, pistat e biçikletave dhe i ftoi t’i bashkohen rrjetit të vullnetarëve, ku qindra të rinj angazhohen në punë në dobi të komunitetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?