Veliaj, thirrje diasporës: Regjistrohuni për zgjedhjet e 11 majit. Na jepni mbështetjen që të vazhdojmë përpara
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u ka bwrw thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit qw të regjistrohen për zgjedhjet e ardhshme të 11 majit dhe të votojnë për Partinë Socialiste. Këtë fundjavë, për herë të parë në historinë e zgjedhjeve pluraliste të Shqipërisë, ka nisur procesi i regjistrimit të votuesve në diasporë.
“Këtë fundjavë nisi për herë të parë në historinë e zgjedhjeve pluraliste regjistrimi i votuesve të 11 majit në diasporë
Kush është jashtë dhe dëshiron të marrë pjesë në zgjedhje, duke votuar me postë nga aty ku banon, duhet të regjistrohet që të marrë fletën – votimit në adresën e tij/saj dhe pastaj ta rikthejë me atë postë
Ne e mbajtëm fjalën dhe e miratuam ligjin për votimin nga jashtë vendit, tani është radha juaj të na jepni mbështetjen që të vazhdojmë përpara Bashkë për Shqipërinë 2030”, u shpreh Veliaj.
Ai theksoi se qeveria ka mbajtur premtimin e saj duke miratuar ligjin për votimin nga jashtë vendit, një hap i rëndësishëm për përfshirjen e diasporës në procesin demokratik të vendit. Procesi i regjistrimit është tashmë i hapur dhe Veliaj inkurajoi të gjithë shqiptarët në mërgim të bëhen pjesë e këtij momenti historik duke dhënë kontributin e tyre në zhvillimin e vendit.