Veliaj thotë fjalën që Basha s’i dilte gjallë në botë (VIDEO)

Në një konferencë të disa kohëve më parë, Lulzim Basha sado përpiqej nuk e thoshte që nuk e thoshte dot termin ”paparashikueshmëria”. Aq e vështirë ishte sa kryetari i Partisë Demokratike mendoi se duhet të hapej një konkurs dhe ai që e thoshte të shpallej kryetar bashkie.

Ndonëse kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nuk i ka hyrë një konkursi të tillë për t’u vendosur në krye të bashkisë, tregoi në emisionin “Xing me Ermalin” se e meriton të jetë aty.

Ai jo vetëm e tha fjalën ”paparashikueshmëria”, por tha dhe dy terma të gjatë dhe relativisht të vështirë në shqiptim, ”acidi dezoksiribonukleik” dhe ”otorinolaringolog”.

Me aftësitë e pabesueshme që tregoi përpara gjithë shqiptarëve, Veliaj në fund meritoi dhe një përqafim nga ana e Ermalit, që ashtu si ne, mbeti i befasuar nga rrjedhshmëria e krebashkiakut.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=ZHiR-MGu5rQ” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP