Veliaj thyen rekordin e tij në maratonë, merr çmimin e mirënjohjes për organizimin

SIiç edhe kishte premtuar pak ditë më parë publikisht, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, arriti të thyejë rekordin e tij të një viti më parë. Ai garoi në kategorinë 10 km të cilën e përshkroi për 59 minuta e 05 sekonda.

Gjithsesi, ndonëse nuk arriti të marrë një çmim si garues në maratonë, kryetari i Bashkisë së Tiranës u vlerësua me një çmim të veçantë nga Federata e Atletikës për iniciativën dhe organizimin e maratonës. Ishte presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergj Ruli ai që i dorëzoi Veliajt çmimin e mirënjohjes për kontributin e dhënë në organizimin dhe mbarëvajtjen me sukses të kësaj maratone.

“Unë e theva rekordin tim, nuk mora ndonjë çmim për rezultat të lartë, por unë besoj se është si puna e Tiranës, rëndësi ka që çdo vit të jemi pak më mirë se viti që kaloi, nëse vazhdojmë me këtë mënyrë besoj se do e kemi qytetin e ëndrrave tona”, theksoi kryetari i Bashkisë së Tiranës teksa morri çmimin.

SHKARKO APP