Veliera e Durrësit, nis punimet projekti 6 mln $

Punimet për objektin kompleks, para hyrjes 1 të Portit të Durrësit do të realizohen me dy faza. Bëhet fjalë për investimin me të cilin do të identifikohet qyteti bregdetar në të ardhmen. Qeveria Shqiptare ka lëvruar fondet për fazën e parë të punimeve ndërsa faza e dytë në vitin 2017, financohet nga buxheti i bashkisë së Durrësit, ndërkohë që punimet pritet të zgjasin deri në vitin 2019. Projekti është përgatitur nga një studio arkitekturore shqiptare në bashkëpunim me një italiane. Sheshi i ri publik do të ketë një sipërfaqe prej 12 mijë metra katror dhe vela mbi të do të jetë 2 mijë metra katror.

Projekti “Veliera”, që do të kushtojë 6 milionë dollarë, parashikohet të tërheqë mijëra turistë, dhe pritet ti japë Durrësit imazh futurist të një qyteti turistik.

Sheshi i ri, mbi të cilin do të ngrihet Veliera, do të jetë si pikë lidhëse me qendrën dhe kalatën 1 të portit, duke e kthyer në një shëtitore gjigante të panndërprerë buzë detit.

Më herët, gjatë prezantimit publik nga bashkia, disa arkitektë shqiptarë shprehën rezerva dhe thanë se projekti ka pasaktësi dhe mangësi, ndërsa kërkuan përshtatjen e tij me pjesën tjetër të qytetit.

Sipas projektit, rrugë e makinave do të jetë nëntokë, që t’u krijojë hapësirë këmbësorëve

Projekti futuris, Veliera është konceptuar në mënyrë të tillë, që kush vjen në Durrës, t’i shpaloset me imazh, forca e erës dhe e valëve që ngre një terren me gurë, ndërkohë që një anije me vela fluturon mbi qytet drejt ujit.

SHKARKO APP