Vëllai i pafat i Obamës: Askush s’e di që ekzistoj

I njëjti gjak, e njëjta dhimbje, i njëjti baba që i braktisi që kur qenë fëmijë të mitur. Por të ardhme krejt të ndryshme: njëri është në presidenti  i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa i dyti jeton në një geto afrikane ku syri të zë veç baraka të sajuara.

Xhorxh Husein Oniango Obama, vëllai i harruar i kandidatit presidencial Barak Obama, më i ri dhe më pak fatlum, nuk ishte afruar kurrë nga njeri deri tani: derisa një gazetar i revistës “Vanity Fair Italia”, kaloi një ditë të tërë në geton ku banon.

“Askush nuk e ka idenë që ekzistoj”, i tha Xhorxhi gazetarit italian.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Këtu jetojmë me më pak se një dollar në muaj”, rrëfen gjithashtu, teksa shoqëron gazetarin nëpër geton ku jeton, në Huruma, në periferi të Nairobit. Baraka e tij është dy metra e gjerë dhe tre e gjatë. Nga ajo që mund të quhet tavan, varen tre bluza. Mobilimi kompletohet nga një poster i skuadrës së Interit, një tjetër të Milanit dhe një kalendar i disa viteve më parë, ku shfaqen foto plazhesh ekzotike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por edhe diçka tjetër shumë e rëndësishme: kopertina e një gazete vendase me fotografinë e presidentit Barak Obama. Vëllai i tij i madh. Në geto të gjithë e quajnë Husein, emri i tij i dytë mysliman. I ati, i quajtur Barak Husein Obama plaku, ka bërë një jetë të etshme: poligam, si të gjithë në Kenia, la pas katër gra dhe tetë bij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?