Vëllai i shkatërroi bukurinë por telefonata e gabuar i sjell… (VIDEO)
Jeta e saj ndryshoi kur një ditë, vëllai i saj i hodhi acid në fytyrë por kjo nuk e pengoi që të gjente dashurinë e jetës. Ajo u martua me bashkëshortin e saj, pas dy muajve takime që erdhën nga një telefonatë e gabuar. Tabloiti britanik “Daily Mail”, shkruan për historinë e 26-vjeçares, Lalita Benbansi, e cila pësoi plagë të tmerrshme në fytyrë në vitin 2012, kur vëllai i saj derdhi acid mbi fytyrë dhe trup”.
Dy muaj pasi i ra gabimisht një numri që më pas do të sillte në jetën e saj, Rahul Kumarit. Benbasi deri më tani i është nënshtuar 17 operacioneve kirurgjike por shenjat dhe transforimi në fytyrë e trup janë të dukshme. Lalita nuk besonte se do të gjente ndonjëherë lumturinë por gjithçka ndryshoi kur një ditë ajo i ra gabimisht numrin celular të atij që u bë bashkëshorti i saj.
“Nuk e dija që një numër i gabuar do të vendoste çdo gjë. Ndihem shumë e lumtur. Nuk kisha menduar kurrë se do të martohesha. Ai ka një zemër të madhe dhe një mendje të bukur”,-u shpreh 26-vjeçarja.
Ajo tha se ata kishin diskutuar mbi sulmin e tmerrshëm. “Ai dinte gjithçka për mua dhe ishte i vetëdijshëm për pamjen time por vazhdoi të mbante premtimin e tij për t’u martuar me mua. Jam shumë krenare që kam një partner si ai”.
Rahul u tha gazetarëve se: “Zemra e saj është e pastër dhe kjo është ajo që ka më shumë rëndësi. E dija se po bëja diçka të mirë. Nuk e dija që një numër i gabuar do të ndryshonte tërësisht jetën time”.
Historia goditi titujt e mediave në Indi, ku shumë yje të Bollywood-it, ndihmuan çiftin në ditën e tyre të madhe. Aktori Vivek Oberoi i dhuroi çiftit një apartament ndërsa dizajnerët Abu Jani dhe Sandeep Khosla, përgatitën fustanin e nuses. Vivek kishte takuar më parë me Lalitën në një program ndërgjegjësimi. “Unë dëshiroj që ata të qëndrojnë të lumtur së bashku. Ai e do atë me të vërtetë”.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=V6DRqYJKgY4&t=1s” width=”560″ height=”315″]
Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë