Vëllezërit binjakë kundër LGBT: Uraganet erdhën për ta

Dy vellëzër binjakë, të cilët janë të njohur për videot e tyre në Youtube kanë folur për uraganet që prekën Amerikën dhe komunitetin LGBT. David dhe Jason Benham kanë postuar videon e radhës, që bëri bujë menjëherë pasi shpjeguan se stili i jetesës sot është përgjegjës për shumë fatkeqësi natyrore. “Nëse do na thonit në 2001 se në 2017 do ripërcaktonim domethënien e gjinisë, martesës dhe seksualitetit, njerëzit nuk do qëndronin as për himnin. Rrugët tona do ishin të mbushura me protesta dhe do ndodhte që njerëzit të përfundonin në koma nga ngacmimi. Prandaj, sot perëndia ka një mesazh për ne”, tha David. Ndërsa vëllai i tij shpjegoi se perëndia po flet nëpërmjet uraganeve Harvey, Irma dhe Jose duke dënuar popullin, sepse nuk ka “kufij”. Ai shtoi se seksualiteti bën që të kalojmë kufijtë, duke përmendur komunitetin LGBT për prirjet e tyre seksuale brenda llojit. Dihet se uraganet kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa shtete të Amerikës, duke sjellë probleme të mëdha në mënyrën e jetesës së banorëve.

RWW News: Benham Brothers Claim Hurricanes Are A Sign From God To Repent

SHKARKO APP