Vendet europiane me nivelin më të lartë të borxhit

 

Europa po kërcënohet nga rritja e nivelit të borxheve.

Të dhënat e fundit të Institutit Europian të Statistikave tregojnë se pas Greqisë, shteti me nivelin më të lartë të borxhit është Italia me 135.1%, pasuar nga Portugalia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Eurostat konstaton rritje të nivelit të borxhit, jo vetëm në Eurozonë, por në të gjithë Bashkimin Europian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas Greqisë, Italia është vendi i dytë në Europë me nivelin më të lartë të borxhit. Shifrat e publikuara nga Instituti Europian i Statistikave dhe të cituara edhe nga mediat italiane tregojnë për rritje të vazhdueshme të borxhit në vendin tjetër fqinj me Shqipërinë.

Sipas Eurostat-it, Greqia është shteti me borxhin më të lartë në Europë në 168.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. E dyta është Italia, me një nivel borxhi publik që është rritur në 135,1% në tremujorin e katërt dhe shteti i tretë me borxh më të lartë është Portugalia, me 129,6% të PBB-së.

Në listën e vendeve europiane të publikuar nga Eurostat rezulton se shtetet me nivelin më të ulët të borxhit janë Estonia me 10.9% të prodhimit të përgjithshëm kombëtar, Luksemburgu me 21.5% dhe Bullgaria me 29.6 për qind të PBB-së.

E parë në një mesatare për të gjithë vendet e Eurozonës, por edhe bashkimit europian Instituti europian I Statistikave ka evidentuar një përkeqësim të nivelit të borxhit kundrejt prodhimit të përgjithshëm bruto. Kështu, në nivel Eurozone, në tremujorin e parë të këtij viti, borxhi public u rrit rritur në 92.9% të PBB kundrejt 92% që ishte në fund të tremujorit të 4 2014. Ndërsa për bashkimit Europian, borxhi u rrit nga 86.9% në fund t 2014-ës në 88.2% për tremujorin e parë 2015.

Vendet më nivelin më të lartë të borxhit

Greqia 168.8% e PBB
Italia 135.1% e PBB
Portugalia 129.6% e PBB

Vendet me nivelin më të ulët të borxhit

Estonia 10.9% e PBB
Luksemburgu 21.5% e PBB
Bullgaria 29.6% e PBB

Rritja e borxhit në Eurozonë

Tremujori I parë 2015 92.9% e PBB
Tremujori I fundit 2014 92.0% e PBB

Rritja e borxhit në Bashkimin Europian

Tremujori I fundit 2014 86.9% e PBB
Tremujori I parë 2015 88.2% e PBB

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?