Vendi më diskriminues në Europë/Raporti i OKB për 2017 – Shqipëria, pabarazi të theksuar meshkuj-femra

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka publikuar raportin më të fundit të gjendjes së popullsisë në botë për vitin 2017. Ky raport fokusohet më së shumti në pabarazinë gjinore, në drejtime të shumta, si në edukim, punë, ekonomi, pozita shoqërore, etj. Shqipëria renditet mes vendeve që ofrojnë një pabarazi të lartë gjinore.

Vendi ynë renditet mes atyre që kanë diferencat më të mëdha gjinore sa i përket institucioneve shoqërore, dhe si vendi më i pabarabartë në Europë në këtë drejtim, gjë që duket qartë edhe nga ky ilustrim i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Ky indeks, në të cilin Shqipëria është e fundit në Europë, mbulon diskriminimin ndaj grave dhe vajzave që manifestohen në kodin e familjes, integritetin e kufizuar fizik, preferencat për djem, asetet e kufizuara dhe liritë civile po të kufizuara, por edhe të drejtat e trashëgimisë, si dhe pabarazia në të drejtat e  pronës.

Për kombet e bashkuara, nuk ka asnjë dyshim, Shqipëria është vendi më diskriminues për femrat në Europë. Edhe sa i përket diskriminimit ndaj fermave në sistemet ligjore, Shqipëria renditet mes atyre më problematikë në Europë.

Kur bëhet fjalë për diferencat e pagave, vendi ynë renditet mes atyre që kanë diferenca mesatare, por e fundit në këtë grupim, duke qenen shumë pranë vendeve që ofrojnë pabarazi të lartë, siç duket qartë edhe nga ilustrimi.

Vlerësohet se në vendin tonë rreth 25% e menaxherëve janë femra, dhe kjo është përqindja më e ulët në Europë, pas Turqisë dhe Kosovës duke e vendosur sërish vendin tonë në pozita diskriminuese.

SHKARKO APP