Vendimi i Kolegjit. Monika Kryemadhi: Kjo është fitorja e radhës e LSI
Zv/Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ka cilësuar vendimin e Kolegjit Zgjedhor që i dha të drejtë LSI-së për numëruesit e votave si fitoren e radhës për këtë forcë politike.
Në një postim në Facebook, Kryemadhi shprehet se “mbasi Zoti zgjodhi të parën LSI në fletën e votimit, kjo është fitorja e radhës, ku numëruesit e saj do të garantojnë votën e çdo shqiptari”.
Ndërsa shton se fitorja e tretë do të jetë dalja e LSI-së forcë e parë në zgjedhjet e 25 qershorit.
Postimi i plotë në Facebok:
Kjo është fitorja e radhës për LSI.????
E treta është të dielën.??1️⃣1️⃣????
Mbasi Zoti zgjodhi të parën LSI në fletën e votimit, kjo është fitorja e radhës, ku numëruesit e saj do të garantojnë votën e çdo shqiptari. E treta, më e madhja, më datë 2️⃣5️⃣ Qershor, kur LSI del Forcë e Parë, që shqiptarët të vazhdojnë të jetojnë në një shtet demokratik, për fatin e të cilit nuk vendoset në krevatin e Romeos dhe Xhulietës. 1️⃣1️⃣???☝?☝?☝?☝??#LsiForceePare #VOTO1 #VOTOLSI