Vendimi unanim, prishet shtëpia e Adolf Hitlerit në Vienë

Mbetet lajmi që sa herë publikohet, përheq audiencën. Kurioziteti që ka mbi shtëpinë ku ka lindur Adolf Hitler në vitin 1889, nese do kthehet ne muze apo jo? Ajo do të shkatërrohet dhe mesa duket këtë herë, do jetë përfundimtare. Banesa që po flasim ndodhet në Austri, në Braunau am Inn, në veri të vendit.

Qeveria e Vjenës, ka marrë vendimit që prej viteve endesh në zyrat e Ministrive, e askush deri më sot nuk tha po-në e plotë. Prishja e ndërtesës, ka si qëllim ta zëvendësojë me një ndërtesë të re. Gjithashtu qeveria ka ndërmarrë hapa për shpronësimin e shtëpisë, për të ndaluar pelegrinazhet e neo-nazistëve që çdo vit shkojnë për përvjetorin e lindjes së Fuhrer-it.

Përmes një deklarate për shtyp, Ministri i Brendshëm austriak, Wolfgang Sobotka, ka theksuar për “rinovim të arkitekturës së shtëpisë, kjo për të ndryshuar efektin simbolik të saj”. Nga ana tjetër, pronari i ndërtesës ka kundërshtuar gjithmonë për mos shitjen e saj. Pikëpyetje ka nëse ai ka ndryshuar mendim apo qeveria e ka konfiskuar.

SHKARKO APP