Veneto Banka rikthehet në një mbështetëse kryesore e sektorit të turizmit
Banka Italiane Veneto Banka tashmë është një mbështetëse e rëndësishme e sektorit të turizmit. Marrëveshja e bashkëpunimit është nënshkruar nga drejtori i VENETO BANKA dhe shoqatës së turizmit duke u kthyer në një prej aktorëve strategjik për këtë sektor
Banka e mirënjohur italiane VENETO BANKA tashmë është kthyer në një mbështetëse shumë e rëndësishme për sektorin e turizmit në vendin tonë. Drejtori i Përgjithshëm i kësaj Banke ka shpjegur se e rëndësishme është krijimi i një projekti zhvillimi për turizmin ku të përfshihen të gjithë aktorët.
Daniele Scavaortz: “Është një ditë e rëndësishme për Veneto Bankën e cila do të nisë një bashkëpunim strategjik të veçantë me sektorin e turizmit.Kjo do të realizohet nëpërmjet shoqatës shqiptare të turizmit.Ky është një bashkëpunim përtej sponsorizimit duke vepruar me një dinamikë të re që synon të bëj bashkë të gjithë aktorët e sektorit të turizmit në një projekt zhvillimi.”
Në konferencën kombëtare shoqata e turizmit ka prezantuar partneritetin strategjik me Veneto Banka e cila tashmë do të japë kontributin e saj të rëndësishëm për të zhvilluar turizmin.