Vengu: Po përgatisim paketën për dëmet në bujqësi e blegtori për shkak të përmbytjeve
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu theksoi sot se po përgatitet një paketë për dëmet në bujqësi dhe blegtori nga përmbytjet e muajve të fundit.
Në një konferencë për shtyp lidhur me ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Armatosur, emergjencave civile dhe industrisë ushtarake 2026, Vengu tha se “siç është bërë praktikë e rregullt dhe në zbatim të parashikimeve ligjore Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka mbështetur Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe bashkitë nga dëmet sidomos në blegtori dhe bujqësi. Jemi tashmë gati që me Ministrinë e Financave të bëjmë gati një paketë kompenismi nga dëmet sidomos në bujqësi dhe blegtori.
“Pjesën e pasojave të zjarreve dhe banesave e kemi ezauruar dhe fondet e kompensimeve janë alokuar dhe janë shpërndarë nga bashkitë. Rreshjet intensive në nëntor të vitit të kaluar dhe në janar e shkurt krijuan problematika në shumicën e baseneve lumore dhe në disa nga zonat ujëmbledhëse në tërësi. Nën koordinimin e AKMC, Forcave të Armatosura dhe veçanërisht komanda mbështetëse e Emergjencave Civile dhe repartet xheniere kanë qenë të angazhuara në erren në vijimësi dhe vazhdojnë të jen në terren edhe në këto momente”, tha Vengu.
KOHA JONË SONDAZH

