Verstappen triumf spektakolar në Belgjikë, zhgënjen sërish Leclerc

Max Verstappen me Red Bull ka fituar edhe garën e Cmimit të Madh të Belgjikës në Formula 1, një garë ku piloti holandez u nis nga vendi i 14-të dhe e përfundoi atë i pari.

Një fitore që e afron edhe më shumë Verstappen me titullin kampion, pasi shkëputet edhe më shumë me ndjekësit. I dyti u rendit shoku i tij i skuadrës Sergio Perez, ndërsa në vendin e tretë u rendit Carlos Sainz me Ferrari.

Një garë për t’u harruar kjo për Charles Leclerc me Ferrari, që u klasifikua i gjashti (u nis nga vendi i 15-të). Ai mori edhe një penalitet prej 5 sekondash, duke humbur një pozicion pas garës.

Image

SHKARKO APP