Veseli: Ja me kë do e krijojmë Qeverinë, Vetëvendosje në opozitë edhe për katër vjet
I pyetur se a ka PDK’ja vija të kuqe për partinë që kandidat për kryeministër ka Albin Kurtin, ai është përgjigjur duke thënë se “çdo njeri që e përkrah qytetari i Kosovës, nuk do të ketë asnjëherë vijë të kuqe”.
Megjithatë, ai i ka quajtur shqetësuese konceptet e VV’së.
“Po flasim vetëm për koncepte të cilat pak a shumë janë shqetësuese, në momentin kur s’je me të tenton të të linçojë”, ka thënë Veseli, raporton Gazeta Express.
Kreu i PDK’së ka folur edhe për ftesat e Kurtit për partitë politike në vend, përveç PDK’së, për bashkëpunim në formimin e qeverisë së re.
“Tash duan të kenë koalicion me LDK’në… po kujt i kanë bërë diçka më zi se LDK’së këto tre vitet e fundit?”, ka pyetur Veseli.
“Sido që të jetë, është çështja e moralit të tyre. PDK s’ka vija të kuqe përjashtuese për askënd”, ka deklaruar Veseli.