Veshja e përsosur për një ceremoni, ja ku duhet të fokusoheni

Mos i humbni këshillat tona për të gjetur veshjen e përsosur për një ceremoni; një udhërrëfyes i dobishëm për të qenë të hatashëm dhe pa asnjë të metë në dasmën e një miku/mikeje ose të afërmi

Vendi, lloji i ceremonisë dhe karakteristikat fizike personale, janë vetëm disa nga gjërat të cilat duhet t’i merrni parasysh kur të zgjidhni veshjen tuaj në një ceremoni. Nga “Stylosophy”, ne sjellim këshillat më të mira në lidhje me këtë çështje, si për femrat ashtu edhe për meshkujt.

E nisim me femrat në rastin kur ato duan të shkojnë për shembull, në dasmën e një shoqeje, shoku ose të afërmi.

Ngjyra

Në zgjedhjen e ngjyrës është thelbësore të dihet lloji i ceremonisë dhe i ftesës. Tonalitetet më të qarta janë perfekte për veshjet e koktejit, ndërkohë ato më të zezat, si e zeza dhe bluja, janë ideale për mbrëmjen.

Fustan i shkurtër apo i gjatë?

Fustani i gjatë është për dasmat të cilat bëhen mbrëmjeve, ndërkohë që ai i shkurtri është i posaçëm për të gjitha ato martesa, celebrimi i  të cilave bëhet në mëngjes.

Dekolteja

Në zgjedhjen e veshjes së ceremonisë, për t’u marrë në konsideratë është edhe dekolteja, ose edhe pjesë të tjera të hapura e të çara nëpër fustan. Mos harroni se nuk duhet të jenë shumë të ekzagjeruara sa të kaloni në vulgaritet.

Aksesorët

Kur sapo e keni zgjedhur veshjen e ceremonisë, zgjedhjen e aksesorëve mos ia lini rastësisë. Mos harroni se kollanët dhe bizhuteritë e tjera nuk duhet të vendosen në rastin e një veshjeje të çmueshme, e mbushur me xixa, rruaza, gurë të shkëlqyeshëm etj. Nëse është ky rasti juaj, ju sugjerojmë të preferoni vetëm vathë të vegjël, me një gur të shndritshëm.

Ngjyra që duhet shmangur

Disa nuanca duhen shmangur patjetër, për të mos kaluar në situata të sikletshme. E bardha, në fakt, është tradicionalisht ngjyra e fustanit të nuses. Nëse nuk dëshironi të nervozoni atë që feston ditën më të rëndësishme të saj, qëndroni larg të bardhës totale! Përndryshe, nëse e preferoni shumë, mund ta kombinoni me ndonjë ngjyrë tjetër.

Veshja dhe vendi i ceremonisë

Për të gjetur veshjen e duhur të ceremonisë, është mirë të niseni edhe nga lloji i vendit të zgjedhur nga dhëndri dhe nusja. Nëse martesa do të bëhet në fshat, preferoni një look të stilit bohemian, por nëse celebrimi do të bëhet në plazh, braktisni idenë për të veshur taka të larta!

Po meshkujt çfarë duhet të kenë parasysh për zgjedhjen e veshjes në rast të një ceremonie?

Veshja është ndoshta pjesa më torturuese për t’u zgjedhur në rastin kur jeni të ftuar në ceremoni dasme, kjo për sa i përket të dukurit shik: sa të thjeshtë, aq edhe të bukur në syrin e të gjithëve. Por kjo gjë, nuk është edhe aq e vështirë për meshkujt! Atyre u mjafton një këmishë dhe një palë pantallona të cilat u rrinë mirë, pra në masën që posedojnë. Të kenë ngjyrë serioze (zakonisht këmisha e bardhë, pantallonat të zeza). Kjo vlen për të gjitha llojet e ceremonive. Por në rast të një ceremonie pak më të rëndësishme (sipas ftesës), ju duhet të visheni me kostum, gjithsesi duhet të keni parasysh që në veshje mos të përngjani aq shumë me dhëndrin. Kravata mund të bëjë ndryshimin. Për sa u përket aksesorëve, mjaftojnë ora dhe butonat e këmishës. Këpucët duhet t’i keni gjithmonë xixë.

SHKARKO APP