Veshjet që rriten bashkë me fëmijët

Prindërit shpenzojnë qindra mijëra para për veshje për fëmijët e tyre përpara se ata të arrijnë moshën 3- vjeçare. Është diçka e pashmangshme, duke qenë se fëmijët rriten kaq shpejt dhe veshjet duhen ndërruar shumë shpesh me të reja.

Gjithsesi, ky problem mund të mos zgjasë përgjithmonë. Stilisti i ri Ryan Yasin, ka bërë një shpike gjeniale; veshjet që rriten bashkë me fëmijët.

Ryan winner James Dyson Award UK 2017

Duke krijuar copa të lehta me shumë pala, të cilat janë rezistente ndaj ujit, lahen në lavatriçe e janë të riciklueshme, ai ka mundur të realizojë veshje që hapen dhe mund të përdoren më gjatë në kohë.

Palat e tyre zgjaten në të dyja drejtimet, duke lejuar që veshja të lëvizë bashkë me rritjen e shtatit të të miturit.

SHKARKO APP